Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë uron shërim të shpejtë për Papa Françeskun
Ksha Othodokse Autoqefale e Shqipërisë ka shprehur solidaritetin e saj si dhe ka bërë thirrje për lutje për shërim të shpejtë të Papa Françeskut i cili prej kohësh gjendet në një gjendje jo të mirë shëndetësore.
Më anë të një mesazhi drejtuar Shenjtërisë së Tij, Kisha Orthodokse ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë për Papa Françeskun, duke u lutur për vazhdimin e misionit të Tij për Kishën Katolike dhe besimtarët anembanë botës.
“Shkëlqesia Juaj,
Në emër të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pas lajmit për sëmundjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut, shprehim solidaritetin tonë dhe lutemi që Perëndia i Tërëmirë, në këto momente sprove, t’i japë shërim të shpejtë dhe të plotë për të vazhduar misionin e Tij të rëndësishëm për Kishën Katolike dhe besimtarët e saj në mbarë botën.
“O Zot, Perëndia im, unë të kam thirrur në ndihmë dhe ti më ke shëruar” (Psalmi 30:2).
Tiranë, 24 shkurt 2025
Me respekt dhe dashuri vëllazërore në Krishtin,”-thuhet në mesazhin e dërguar nga Mitropoliti i Korçës Joani.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta