Olly heq dorë nga Eurovizioni! Kush do ta përfaqësojë Italinë
Këngëtari italian Olly ka refuzuar të përfaqësojë Italinë në Eurovision Song Contest 2025, pasi datat e konkursit përkojnë me turneun e tij solo.
Përmes një postimi në Instagram, ai sqaroi arsyet e vendimit, duke theksuar se dëshiron të fokusohet te koncertet e tij.
Sipas këngëtarit, atij iu desh të zgjidhte mes një udhëtimi në Bazel për Eurovision Song Contest dhe një turne koncertesh solo, sepse datat e tyre përkonin.
“Nuk mendoj se do të mërzitesh nëse i shtyj koncertet e mia për Eurovision, por besoj fuqishëm se duhet të rregulloj gjithçka që më ndodh përpara se të shikoj të ardhmen për të vazhduar shfaqjet e mia të preferuara live, për të cilat flas gjithmonë me krenari të pafund,” u shpreh ai.
Olly falënderoi fansat për mbështetjen në përzgjedhjen kombëtare dhe uroi sukses përfaqësuesit e ardhshëm të Italisë në Eurovision.
Ndërsa do të jetë Lucio Corsi, i cili e ndoqi Olly në renditje me një diferencë të vogël prej 0.45%, që do të ketë nderin të përfaqësojë Italinë në Eurovision 2025.
Reagimi i plotë:
Kam vendosur të heq dorë nga mundësia për të marrë pjesë në Eurovision, me vetëdijen se është një nga ato gjëra që ndoshta ndodh vetëm një herë në jetë.
Falenderoj ata që më votuan dhe më dhanë mundësinë të kem këtë privilegj: Shpresoj t’ju shoh së shpejti në një nga koncertet e mia për t’ju kthyer gjithë dashurinë që marr këto ditë.
Për mua, ky vendim është mënyra ime për të dëgjuar veten dhe ndoshta edhe mënyra ime e shtrembër për të thënë faleminderit.
Disa do të thonë se po heq dorë nga një ëndërr, mirëpo mendoj se thjesht kam zgjedhur ta jetoj atë në kohën time.
I uroj një fat të madh kujtdo që zë vendin tim: muzika në Itali është plot me artistë të mrekullueshëm dhe kasti i këtij viti është prova më e sinqertë e kësaj.
Gjithmonë besoni! Diçka po ndryshon dhe është e qartë për të gjithë. Ju përqafoj dhe shihemi në turne, Federico.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut