Holanda mund të tërhiqet nga Eurovizioni pas skualifikimit të Jost Klein
Holanda po mendon të mos marrë pjesë në Eurovision vitin e ardhshëm, pasi përfaqësuesi i tyre Jost Klein u skualifikua nga gara e këtij viti, njoftoi shërbimi publik holandez.
Klein, i cili u kualifikua për në finale tw Eurovizion, u skualifikua vetëm disa orë para se të performonte për kërcënimin e një anëtari të ekipit të prodhimit.
Ishte hera e parë në historinë e Eurovizionit që një pjesëmarrës skualifikohej, pas arritjes në finale, e cila tërhoqi shumë vëmendjen e publikut, pasi Jost konsiderohej si një nga favoritët.
Shërbimi publik holandez Avrotros njoftoi se ishin të “tronditur” nga vendimi dhe deklaroi se Klein nuk preku askwnd, nw njw video qw dukej qart që këngëtari thjesht ikën nxitimthi nga gruaja që insiston për ta pyetur.
“Pavarësisht marrëveshjes së qartë, Jost u filmua teksa zbriti nga skena dhe nxitoi në dhomën e gjelbër. Në atë moment Jost tërhoqi disa herë vëmendjen se nuk donte të filmohej. Kjo nuk u respektua”, tha Avrotros.
Avrotros shton: “Eurovision u krijua për të lidhur vendet dhe njerëzit përmes muzikës dhe për të inkurajuar vëllazërinë e ndërsjellë. Derisa Avrotros të jetë i sigurt se do të ketë rregullime strukturore, në mënyrë që artistët dhe mesazhi i tyre muzikor të jenë sërish në qendër, ne do të vazhdojmë të mendojmë për pjesëmarrjen e ardhshme në Eurovizion”.
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump