“Keni dëgjuar ndonjë deklaratë të ambasadës për SPAK”? Rama: SHBA është tërhequr

25 Shkurt 2025 | 09:04

Kryeministri Edi Rama, tha gjatë komunikimi të tij me ndjekësit në rubrikën e tij “Sy më Sy”, se SPAK është krijuar nga vullneti i PS dhe SHBA nuk ka më asnjë ndikim në këtë institucion.

Rama solli në vëmendje faktin se nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e ambasadës së SHBA në Tiranë lidhur me deklaratat e tij për SPAK, që u komentuan si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, çka sipas tij lidhet me faktin se SHBA ka ndryshuar qasje.

“SPAK është një institucion i krijuar nga vullneti i PS. Amerika nuk është më, i kishte njerëzit e vet që asistonin njerëzit e SPAK, hynin e dilnin nga godina te Stacionin i Trenit, nuk është më, i ka tërhequr Amerika. Keni dëgjuar ndonjë deklaratë të ambasadës së SHBA? Janë institucione të reja që për 5 vjet kanë nevojë për kriticizëm. Kush e mbron SPAK? Amerika ka ndryshuar qasje, rrugë, filozofi për mënyrën si i qaset vendeve të tjera, është punë e saj, është punë e një superfuqie botërore. SPAK do jetë aty me mbështetjen e kësaj fuqie, që është PS. Ne jemi vullneti i shumicës së popullit shqiptar, që kërkon që SPAK të jetë aty”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026