Aksident në aksin rrugor Korçë – Maliq, përfshihen tre automjete
Një aksident i trefisht ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Maliq, ku janë përfshirë tre mjete. Sipas informacioneve të para, një nga mjetet që po udhëtonte në drejtim të Maliqit ka tentuar të kalojë nga krahu i djathtë i rrugës nacionale në anën tjetër, ku ndodhet një biznes privat. Kjo manovër ka shkaktuar përplasjen me dy mjete të tjera që udhëtonin pas një BMË-je.
Fatmirësisht, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme të mëdha materiale, ndërsa asnjë person nuk ka pësuar lëndime. Rruga, e cila është e njohur për numrin e lartë të aksidenteve, ka pasur shpesh incidente të tilla për shkak të degëzimeve të shumta dhe pranisë së madhe të bizneseve përgjatë saj.
Ndërkohë, vijojnë hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta