Redi Shehu: Në 2005 PD fitoi me kartën morale “duar të pastra”, pas aleancës me LSI, u bënë duar të pista
Analisti Redi Shehu tha për PD-në se partitë e vogla më shumë i kanë prishur punë se sa e kanë mbështetur që të ecë përpara si parti.
Në studion e Euronews Albania, z. Shehu tha se në vitin 2017, LSI i mori votat nga të demokratët e zhgënjyer dhe pragmatistë, të cilët zgjodhën LSI-në pasi me anë të saj mund të siguronin punë.
“LSI-ja fitoi në 2017 më shumë për shkak se si PD menaxhoi marrëveshjen me Ramën. Mund t’i quajmë pragmatistë këta demokratë të zhgënjyer që shkuan te LSI-ja pasi të garanton punë”, tha z. Shehu.
Redi Shehu përmendi se zgjedhja që PD dhe LSI të mos kandidojnë bashkë ishte ajo e duhura, pasi PD-në dhe LSI-në nuk i bashkon diçka ideologjikisht, ndërsa LSI-ja vetëm e dëmton PD-në.
“Unë them që nuk ka sens që brenda listës së PD të futej LSI. Nuk ka çështje ideologjike që i bashkojnë, vetë PD e shikonte LSI-në si diçka që të gërryen nga brenda”, u shpreh analisti, duke shtuar se partitë e vogla me lider të përjetshëm të cilat kanë kusuret e veta që në aspektin e imazhit dhe frymës demokratike, më shumë i kanë bërë dëm PD-së.
Analisti Shehu përmendi se PD-ja fitoi me kartën morale në vitin 2005, kartë e cila e humbi vlerën për shkak të bashkëpunimit PD – LSI. Pas këtij bashkëpunimi, sipas z. Shehu PD-ja e pati të vështirë të shkëputej nga pushteti.
“Në 2005 Berisha fitoi me kartën morale “duar të pastra”, mirëpo duart e pastra pas aleancës me LSI-në u bënë duar të pista dhe aty pushteti na pëlqeu jashtë mase sa bëmë edhe 21 janarin që të mos e lëshonim pushtetin”, u shpreh analisti.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në