Ish-prokuroi i shkarkuar dhe ish-gjenerali i njohur bëhen pjesë e primareve në PD

26 Shkurt 2025 | 12:00

Partia Demokratike pritet të zhvillojë një votim të brendshëm përmes procesit të primareve, ku do të caktojë listën e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Përveç deputetëve aktualë, të cilët tashmë kanë dorëzuar formularët e aplikimit, edhe figura të tjera të njohura të PD-së kanë shprehur interes për të marrë pjesë në garë.

Sipas burimeve për Euronews Albania, në primaret e PD-së do të kandidojnë edhe ish-prokurori i shkarkuar nga vettingu, Arjan Ndoji, si dhe ish-gjenerali Xhemal Gjunkshi. Mësohet se Ndoji do të garojë në qarkun e Durrësit, ndërsa Gjunkshi në qarkun e Dibrës.

Kandiadatët në primare pritet të garojnë sipas qarqeve respektive, ku fushata e brendshme do do të kulmojë me zhvillimin e zgjedhjeve për primaret më 1 mars.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026