BE shpreh shqetësim rreth ndërhyrjes në organizatat e shoqërisë civile në Serbi

26 Shkurt 2025 | 12:14

Një zëdhënës i BE ka thënë se po ndiqen me vëmendje dhe shqetësim të madh zhvillimet rreth ndërhyrjeve të autoriteteve në Serbi ndaj disa organizatave të shoqërisë civile. Ky reagim vjen nga veprimet e fundit të Policisë në Serbi e cila ka ndërmarr operacione në zyrat e disa organizatave të shoqërisë civile.

“Shoqëria civile luan një rol vital në zhvillimin e një shoqërie demokratike dhe pluraliste dhe ajo duhet të veprojë në mënyrë të lirë dhe pa presion. Këto janë vlera të cilat jo vetëm se janë në themel të Bashkimit Evropian, por janë edhe të domosdoshme për të ardhmen e secilit vend kandidat që dëshiron të anëtarësohet në BE”, ka thënë zëdhënësi.

Më 25 shkurt, Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd ka njoftuar se ka hapur një rast në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të fondeve të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nga disa organizata joqeveritare në Serbi.

Prokuroria ka konfirmuar po atë ditë se Policia e Serbisë ka nisur “të mbledhë informata” për punën e katër OJQ-ve: Qendrës për Hulumtime, Transparencë dhe Llogaridhënie (CRTA), Iniciativave Qytetare, Qendrës për Politika Praktike, dhe Fondacionit Trag.

CRTA dhe Iniciativat Qytetare kanë konfirmuar se Policia ka bastisur zyrat e tyre në mëngjesin e 25 shkurtit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Përballë përhapjes së pakontrolluar të zjarreve, qeveria spanjolle shpalli “gjendje të jashtëzakonshme me interes kombëtar” të enjten në mbrëmje deri të premten në rajonin e...
08:06 | 24/07/2026

Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?

Pak para se të skadonte një taksë e përkohshme mbi importet globale, administrata Trump vendosi ​​një valë të re tarifash për më shumë se 80...
07:41 | 24/07/2026

Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi se Franca ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian për ta ndihmuar në përballimin e një zjarri të madh pranë bregdetit Atlantik të...
07:25 | 24/07/2026