Sulm ndaj agjentëve të policisë në Francë, oficerët qëllojnë për vdekje agresorin

26 Shkurt 2025 | 16:36

Një person që ka sulmuar me thika një grup agjentësh të policisë franceze ka mbetur i vrarë nga reagimi i tyre.

Ngjarja ka ndodhur në veri të Parisit, ku agresori ka nisur të hedhë thika ndaj oficerëve me uniformë.

Këta të fundit, sipas një njoftimi të autoriteteve lokale, reaguan duke përdorur fillimisht një pistoletë elektrike, por pa arritur ta ndalnin atentatorin.

Një agjent tjetër më pas përdori armën e shërbimit, duke e qëlluar autorin e sulmit në gjoks dhe duke i shkaktuar atij vdekjen.

Sipas burimeve, agresori u hodh në sulm ndaj një patrulle agjentësh i armatosur me dy thika dhe nuk përmendi shprehje që mund ta lidhnin atë me ideologjinë radikale islamike, edhe pse kjo pistë nuk përjashtohet.

Zyrtarët francezë kanë saktësuar se pas të shtënës, atij iu dha ndihma e parë me një masash kardiak për ta mbajtur në jetë, por nuk arriti të shpëtonte.

Hetimi mbi ngjarjen i është besuar komisariatit në veri të Parisit, ndërsa sa i takon përdorimit të armës së shërbimit nga agjenti hetimi do të zhvillohet nga Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare.

Sulme të tilla janë bërë më të shpeshta në Evropë, duke ngritur shqetësim në radhët e popullsive dhe politikës sa i takon sigurisë dhe emigracionit ilegal.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026