SHBA i kthen Greqisë dhe Italisë artefakte me vlerë 2 milionë euro

26 Shkurt 2025 | 17:55

Nju Yorku do i kthejë Greqisë dhe Italisë, artefakte antike me vlerë 2 milionë euro.

Mediat e huaja bëjnë me dije thesaret që po dërgohen në Greqi përfshijnë një statujë helenistike të Atalantës, një aryballos në skenën e betejës nga viti 600-500 p.e.s dhe një kupë dionisiane nga shekulli IV pas erës sonë.

Sendet greke të gjetura vlerësohen të jenë rreth 1 milion dollarë.

“Kthimi i këtyre pjesëve është produkt i një hetimi thelbësor dhe të vazhdueshëm ndaj disa trafikantëve. Jam i kënaqur që tani kemi sekuestruar më shumë se 120 artefakte gjatë gjithë hetimit”, – tha prokurori i Qarkut Alvin Bragg

Sekuestrimi i këtyre objekteve vjen pas një njoftimi të ngjashëm në fillim të këtij muaji, kur prokurori i Qarkut Bragg zbuloi gjetjen e 107 artefakteve italiane me vlerë 1.2 milionë dollarë (1.14 milionë euro).

Ndër artikujt më të rëndësishëm italiane ishte një Kupë nga mesi i shekullit të 6-të p.e.s. Pjesë të tjera të shquara përfshijnë një Krater pulian një Patera bronzi të shekullit të 4-të p.e.s, të cilat të dyja u kontrabanduan gjithashtu nga trafikantë të profilit të lartë.

Që nga krijimi i saj në fund të vitit 2017, ATU ka rikuperuar pothuajse 6,000 objekte antike me vlerë më shumë se 460 milionë dollarë dhe ka kthyer më shumë se 5,400 prej tyre në 29 vende, thotë njësia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026