Në SHBA qytetarët e vaksinuar nuk kanë nevojë të mbajnë maska në ambientet jashtë
Kur më shumë se 95 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19, Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë njoftuar se qytetarët e vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë të mbajnë maskën në ambiente të jashtme, përveç nëse janë në turma të mëdha me të huaj.
Udhëzimi i përditësuar është pjesë e nismës së Administratës së Biden për të kthyer vendin në një gjendje normaliteti dhe për të bindur të rinjtë të të marrin dozat e vaksinave.
Pas njoftimit se shumica e amerikanëve mund të dalin jashtë pa maska, Presidenti Joe Biden e cilësoi udhëzimin e ri si një “përparim të jashtëzakonshëm”.
“Nëse jeni të vaksinuar, mund të bëni më shumë gjëra, në mënyrë më të sigurt, si në ambientet brenda por edhe jashtë. Pra, për ata që nuk janë vaksinuar, veçanërisht nëse jeni të rinj, ose jeni duke menduar se nuk keni nevojë për të, kjo është një arsye tjetër e madhe për të shkuar të vaksinoheni. Koha është tani” u shpreh Kreu i Shtëpisë së Bardhë.
COVID-19 ka vrarë gati 573,000 njerëz në SHBA, e cila e ka qenë një nga vendet më të prekur nga pandemia.
Annie një qytetare nga Micigan shprehet se falënderon Zotin dhe është shumë e lumtur që nuk duhet të mbajë maska kur është jashtë.
“Unë po mbaj maskë këtu sepse jemi në një qendër të populluar të qytetit”, nënvizon ajo.
Kim Ryan një tjetër banore në Micigan rrëfen se ajo do të vijojë të mbajë maskën sepse nuk dëshiron të rrezikoj jetën e askujt dhe do të jetë sa më shumë e sigurt.
Por, ndërsa Biden po nxit programin e vaksinimit, në një shkollë private në Florida ka ndalur vaksinimin e mësuesve.
Pronari i saj pretendon se vaksinat “mund të transmetojnë diçka në trupat e tyre” që mund të dëmtojë “fertilitetin dhe zhvillimin e grave dhe fëmijëve”.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë