Gazetari investigativ Tyler O’Neil përmend çështjen Berisha në Kongresin e SHBA

26 Shkurt 2025 | 22:40

Çështja e liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, u përmend këtë të mërkurë në Komisionin për Mirëqeverisjen në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Gjatë një seance të Kongresit, gazetari investigativ Tyler O’Neil ka dëshmuar se Fondacionet e Shoqërisë së Hapur dhe USAID kanë mbështetur një institut që sipas tij realizoi ndryshimet në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Sipas gazetarit amerikan këto ndryshime çuan në ndjekjen penale të Berishës.

O’Neil ka përmendur se USAID dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur (SOROS) kanë mbështetur Institutin e Menaxhimit Lindje-Perëndim (East West Management Institute), i cili ka marrë 31.2 milionë dollarë nga USAID gjatë vitit të fundit fiskal. Ky institut ka luajtur rol kyç në realizimin e reformave në sistemin gjyqësor shqiptar, të cilat, sipas O’Neil, çuan në ndjekjen penale të Berishës.

Sali Berisha ka deklaruar shpesh se shpallja e tij “non grata” nga SHBA dhe hetimi nga SPAK janë pjesë e një komploti politik të orkestruar nga kryeministri Edi Rama dhe miliarderi George Soros, për ta larguar nga skena politike.

Në seancën “Amerika e fundit: Si ndihma e huaj minoi interesat e SHBA-së në mbarë botën”, O’Neil ka akuzuar administratën e Bidenit për shpenzim të miliarda dollarëve nga taksapaguesit amerikanë për të mbështetur një axhendë radikale në vendet që nuk kanë interes të vënë Amerikën në vend të parë. Ai ka theksuar se këto reforma, të cilat kritikët i quajnë të motivuara politikisht, kishin si qëllim eliminimin e Sali Berishës si kundërshtar politik i qeverisë së Edi Ramës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026