Zhdukja e Ervis Martinaj, Berisha: Gjasat të çojnë drejt një vrasje shtetërore
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi në lidhje me transkriptet e publikuara nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në të cilat ai pretendon se u fye nga prokurorët në sallën e gjyqit.
Gjatë një konference me gazetarët, Berisha tha se publikimi i bërë nga Veliaj është një kërcënim personal ndaj prokurorit Ols Dado.
“Së fundi dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal të dënueshëm të Erion vjedhësit, Erion hajdutit kërcënimin me personale të Olsi Dados. Unë e kam pak ndryshe problemin këtu. Unë jam kundër çdo kërcënimi personal, nuk mund të ketë kërcënime personale, sepse pastaj është vetëgjyqësi. Po mesazhi që jep ky hajdut, është mesazhi i kërcënimit me jetë të dëshmitarëve”, tha Berisha.
Kreu i PD, tha se kur kërcënimet ndodhin në emër personal të çojnë në vetëgjyqësi, siç ndodhi me rastin e Ervis Martinaj.
Berisha pretendoi se me shumë gjasa zhdukja e bosit të lojërave të fatit është një krim shtetëror, pasi ndodhi pas kërcënimeve që kryeministri Rama i bëri Martinaj, duke i thënë “ta dimë targën”.
“Nuk është kërcënuar kurrë në personal, kërcënime në personal kam bërë ndonjëherë vetëm Edi Ramës që kërcënon në personal. Njerëz të kërcënuar personal nga Edi Rama janë zhdukur pa nam e nishan, po, e kërcënoi në personal dhe ‘të dimë targën’, Ervis Martinajt dhe është i vetmi njeri që nuk gjendet më. Të gjitha gjasat kur nuk gjendet të çojnë drejt një vrasje shtetërore”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit