Veliaj pretendon se u fye nga prokurori, GJKKO e përgënjeshtron. Publikon dokumentin

24 Shkurt 2025 | 16:34

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ngriti këtë të hënë pretendimin se është fyer nga prokurori Ols Dado gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Përmes një postimi në facebook Veliaj pretendoi se prokurori i SPAK, ka përdorur një gjuhë denigruese gjatë seancës së mbajtur në GJKKO.

“Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëllmen para tij! Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më”, thotë Veliaj.

Debati që Veliaj pretendon që ka ndodhur në gjykatë me prokurorin e SPAK Ols Dado:

OLS DADO: Ndyrësirë! S’ke turp që thua, tregon banesën e prokurorit këtu, ç’a është ky, kërcënim është ky? Është kërcënim ky që tregon banesën e prokurorit?
ERION VELIAJ: Asnjë kërcënim.
ERJON BANI: Prokuror, ulu!
OLS DADO: A? Ç’a është ky? Kërcënim është ky?
ERION VELIAJ: Unë besoj është konflikt interesi. Prokurori mendon që edhe kjo sjellje është normale, por kjo s’është normale.
OLS DADO: E kam mesazhin këtu.
ERION VELIAJ: Por, kam të drejtë të them që s’është normale.
ERJON BANI: Prokuror!

Në një reagim të mëvonshëm, GJKKO ka përgënjeshtruar pretendimet e Veliajt, duke deklaruar se prokurori nuk ka përdorur gjuhë denigruese në sallën e gjyqit.

Gjykata ka mohuar vërtetësinë e transkripteve të publikuara nga Veliaj në rrjetet sociale, duke theksuar se ato nuk përkojnë me regjistrimet zyrtare të seancë.

GJKKO publikoi dhe një dokument, ku ishin të zbardhura transkriptet e diskutimeve gjatë procesit gjyqësor.

Në lidhje me mesazhet e publikuara nga Veliaj, ka reaguar dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili i kërkon kryebashkiakut të Tiranës të mos kërcënojë prokurorët dhe të intimidojë dëshmitarët.

“Së fundi dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal të dënueshëm të Erion vjedhësit, Erion hajdutit kërcënimin me personale të Olsi Dados. Unë e kam pak ndryshe problemin këtu. Unë jam kundër çdo kërcënimi personal, nuk mund të ketë kërcënime personale, sepse pastaj është vetëgjyqësi. Po mesazhi që jep ky hajdut, është mesazhi i kërcënimit me jetë të dëshmitarëve. Kërcënimi i tij për Olsi Dadon është një kërcënim që për shkak të mbrojtjes që kanë këta prokurorë, ai shanset i ka zero që ta agresojë fizikisht, por kërcënimi personal është për dëshmitarët që po folët do ta keni personale me mua. Nuk ka akt më të mirëfilltë të pengimit të drejtësisë se ky. PD po shqyrton modalitetet për ta paditur për aktin e pengimit të drejtësisë dhe kërcënimit të dëshmitarëve. Kodi i këtij mesazhi është kërcënimi i dëshmitarëve, të cilët kanë merita”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4

Tre objekte janë shembur këtë të enjte në Vlorë, në kuadër të vijimit të projektit që lidh Rrugën Transballkanike me Portin dhe vazhdimësinë e Lungomares...
11:55 | 25/06/2026

Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve ka folur lidhur me kërkesën e tyre për zhvillimin...
11:29 | 25/06/2026

Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës së të mërkurës pranë urës së Milotit, në superstradën Laç-Lezhë. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një tip...
11:11 | 25/06/2026