Aktori i Hollivudit dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në banesë

27 Shkurt 2025 | 09:46

Aktori amerikan fitues i çmimit Oscar, Gene Hackman dhe gruaja e tij Betsy Arakawa janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico, sipas raportimeve.

Në një karrierë që zgjati më shumë se gjashtë dekada, ai mori dy çmime Oscar, dy Bafta, katër Golden Globes dhe një Çmim Screen Actors Guild.

Një deklaratë nga Sherifi i Qarkut Santa Fe në New Mexico tha: “Ne mund të konfirmojmë se si Gene Hackman dhe gruaja e tij u gjetën të vdekur të mërkurën pasdite në rezidencën e tyre në Sunset Trail. Shkaku i saktë i vdekjes nuk është përcaktuar në këtë moment”.

Hackman ishte 95 vjeç dhe gruaja e tij 63.

Aktori shumë i njohur Hackman luajti më shumë se 100 role duke përfshirë Lex Luthor në filmat e Superman në vitet 1970 dhe 1980.

Ai gjithashtu luajti në filmat hit “Raway Jury” dhe “The Conversation”, si dhe në “The Royal Tenenbaums” të Wes Anderson.

Paraqitja e tij e fundit në ekranin e madh erdhi si Monroe Cole në Welcome to Mooseport në 2004.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026