Aktorja nga Kosova: Gruaja sipas Kanunit i jepet burrit bashkë me një plumb
Sot në mesditë në Prishtinë do të organizohet një marshim me moton “Boll ma, stop femicidit”.
Ishte aktorja Donikë Ahmeti, një nga organizatoret e marshimit, që bëri thirrje në rrjetet sociale për sensibilizim duke e cilësuar femicidin një urgjencë kombëtare.
Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania, Ahmeti u shpreh se femicidin në Kosovë dhe Shqipëri e shkakton mentaliteti patriarkal që i ka rrënjët te Kanuni i Lekë Dukagjinit.
“Femicidin në Kosovë e shkakton mentaliteti patriarkal i cili thellë i ka rrënjët në Kanunin e Lekë Dukagjinit, nëse ne nuk e pranojmë që as një shekull nuk ka kaluar kur vajzat i kanë martuar dhe i kanë dhënë edhe një plumb bashkëshortit që po pati ndonjë gjë vritet. Kështu që nëse ne e mohojmë atëherë thjesht nuk jemi të gatshëm ta ndryshojmë këtë realitet. Ne si artistë dhe aktivistë nuk do të ndalim dhe do të japim kontributin maksimal që këto ngjarje të mos ndodhin”, tha ajo.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike