Grevat në aeroportet e Hamburgut dhe Mynihut, 80% e fluturimeve të anuluara
Sindikata gjermane Verdi filloi sot një grevë dyditore në aeroportet e Hamburgut dhe Mynihut, ku linjat ajrore kanë anuluar 80 për qind të fluturimeve.
Aeroporti i Mynihut paralajmëroi se më shumë fluturime mund të anulohen dhe u bëri thirrje pasagjerëve të kontaktojnë linjat ajrore, raporton Reuters.
Sindikata Verdi tha se stafi i aeroportit të Hamburgut, si dhe shërbimet që përfshijnë mirëmbajtjen, IT, sigurinë dhe trajtimin e bagazheve, nuk do të punojnë për dy ditë.
Shoqata gjermane e aeroporteve ADV tha se grevat, si ato në aeroportet e Dyseldorfit dhe Këlnit në fillim të kësaj jave, do të preknin rreth 300,000 pasagjerë.
Verdi ka organizuar disa greva në Gjermani që nga fillimi i negociatave për pagat në janar , dhe qëllimi i grevës paralajmëruese të sotme në Mynih është të ushtrojë presion mbi sektorin publik për të negociuar pagat.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta