Gjermani, dy të plagosur pas seancës për vrasjen e boksierit shqiptar

26 Shkurt 2025 | 16:34

Disa persona u qëlluan jashtë gjykatës rajonale në Bielefeld, Gjermani, ku po zhvillohej seanca gjyqësore për vrasjen e boksierit shqiptar nga Mitrovica, Besar Nimani.

Sipas gazetave lokale, të paktën dy persona janë plagosur nga të shtënat, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Dy persona dyshohet se janë përgjegjës për të shtënat, njëri prej të cilëve u arrestua nga policia ndërsa tjetri u barrikadua brenda një pallati.

Sipas Bild, mes të plagosurve janë babai dhe vëllai i një të pandehuri në gjyqin për vrasjen e boksierit Besar Nimani.

Njëri u plagos me armë zjarri në këmbë, ndërsa një tjetër raportohet se është plagosur rëndë nga një plumb në gjoks dhe është reanimuar në vend përpara se të dërgohej në spital.

Sipas një rindërtimi fillestar, një burrë qëlloi nga një trotuar, më pas hipi në një makinë dhe qëlloi disa herë nga brenda.

Forca të shumta policie, përfshirë grupe speciale të ndërhyrjes së shpejtë, ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur një operacion në shkallë të gjerë, duke rrethuar zonën.

Alarmi për të shtënat bllokoi gjithashtu studentët dhe mësuesit e një shkolle të mesme që ndodhej pranë gjykatës, të cilët duhej të barrikadoheshin në klasa për arsye sigurie.

Policia e armatosur rëndë ka rretuhar vendin e ngjarjes, duke u bërë thirrje të gjithëve të shmangin zonën.

Autoritetet konfirmuan se një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar dhe se një person është arrestuar.

Është edhe një person i dytë në kërkim, i cili mund të jetë barrikaduar në një ndërtesë pranë gjykatës së qarkut.

Boksieri Besar Nimani u vra në qytetin e Bielefeldit në Gjermani më 9 mars të vitit 2024. Sipas raportimeve nga mediat në Gjermani si dhe bazuar në deklaratat e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, Nimani u qëllua sapo doli nga restoranti.

Ai u qëllua me armë nga autorët të cilët lëvizën me një motor dhe më pas e braktisën për t’u larguar me makinë.

38-vjeçari Hyseyin Akkurt akuzohet për vrasjen e Nimanit më 9 mars të vitit të kaluar. Ai u arrestua në qershor të vitit të kaluar në Bruksel.

Dyshohet se ai së bashku me Aymand Dawoud Kirit, 33-vjeç, që është në arrati, e vranë Nimanin në Bielefeld. Ata shkrepën 16 plumba në drejtim të boksierit shqiptar që vdiq në vendin e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026

Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit

Paolo Maldini dhe Leonardo kanë vendosur të japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit (FIGC), raportoi Sky Sport Italia të hënën....
20:13 | 27/07/2026

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj

Qeveria e koalicionit austriak planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak nga gjashtë në nëntë muaj për t’u përshtatur me një peizazh sigurie të ndryshuar nga lufta në...
18:55 | 27/07/2026