Atentat në Gjermani, plagosen babai dhe vëllai i vrasësit të boksierit shqiptar
Në Bielefeld, Gjermani, u mbajt këtë të mërkurë gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani.
Por menjëherë pas seancës gjyqësore, ndodhi një atentat ndaj familjarëve të të akuzuarit Hüseyin Akkurt.
Nga të shtënat, u plagosën rëndë vëllai dhe babai i tij, të cilët sapo kishin dalë nga gjykata.
Gjyqi për vrasjen e boksierit profesionist Besar Nimani (38) nisi në orën 9 të mëngjesit. Hüseyin Akkurt (38), i arrestuar në korrik në Bruksel, ishte i pranishëm në gjyq, ndërsa një i dyshuar tjetër vazhdon të jetë në arrati.
Sipas gazetës BILD, nga sulmi me armë u plagosën të paktën dy familjarë të të pandehurit. Vëllai dhe babai i tij janë mes të lënduarve, dhe ky i fundit është në gjendje kritike pasi është qëlluar në mushkëri.
Raportohet se ka edhe një person të tretë të plagosur.
Sulmi ndodhi rreth orës 13:30, vetëm 150 metra larg gjykatës. Dëshmitarët tregojnë se policia brenda sallës gjyqësore bërtiti: “Dikush po qëllon jashtë!”, dhe më pas forcat e sigurisë u vunë menjëherë në lëvizje.
Hüseyin Akkurt akuzohet se, së bashku me Ayman Dawoud Kirit (33), i zuri pritë Besar Nimanit më 9 mars të vitit të kaluar në Bielefeld.
Ata qëlluan të paktën 16 herë mbi viktimën, ndërsa ai po parkonte makinën e tij BMW X5 dhe po shkonte në një kafene. Dyshohet se motivi i vrasjes lidhet me larje hesapesh në botën e krimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Disa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë