Eksperti i sigurisë: Trump do sjellë në Shqipëri trupat që ka në Greqi dhe Itali

27 Shkurt 2025 | 12:21

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku foli për qasjen e re të administratës Trump në politikën e jashtme.

Elezi tha se nga informacionet që i kishin dhënë miqtë e tij në SHBA, Amerika planifikon të riorganizojë trupat ushtarake në Evropë. Sipas tij, SHBA do të angazhohet në bazën detare të Porto Romanos, duke dislokuar aty “trupa amerikane që aktualisht janë në bazat amerikane në Greqi dhe Itali”.

Sipas tij, qasja e Trump është të zhvendosë bazat amerikane nga Evropa Perëndimore më afër lindjes.

“Miqtë e mi të angazhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më thanë për një port detar të NATO-s, që do të angazhohet në Shqipëri, një lajm i mirë për sigurinë detare. Sipas informacionve që kam, bëhet fjalë për një port aktual në Shqipëri, i cili do të riangazhohet, dhe Shqipëria do të ketë një rol të rëndësishëm tani. Porti Porto Romano në Durrës pritet të ketë angazhim rreth aktiviteteve të NATO-s, për të rregulluar në kuadër të standarteve që kanë Shtetet e Bashkuara të NATO-s. Do të ketë një fokus të shtuar të ushtrisë detare të NATO-s në këtë aspekt. Si duket, SHBA-ja afrohet më shumë rreth dy vendeve që ka një marrëdhënie natyrale, Kosova dhe Shqipëria, për organizimin e saj të sigurisë për të gjithë Gadishullin Ballkanik. SHBA nuk po zvogëlon forcat e saj në Evropë, por do të riorganizojë, duke vendosur nga vendet që janë Gjermania, Greqia, Belgjika, në vende si Kosova, Polonia dhe Ukraina”, tha Elezi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e një koloneli iranian gjatë protestave të janarit, rrezikon dënimin me vdekje për 16 persona

Natën e 8 janarit, një kolonel i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) u vra në qytetin qendror të Isfahanit, derisa po zhvilloheshin protesta të...
08:10 | 28/07/2026

Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet

Ukraina lëshoi qindra dronë drejt Rusisë të hënën, duke synuar objektet e eksportit dhe energjisë, ndërsa vazhdon fushatën e saj për të ushtruar presion mbi...
07:58 | 28/07/2026

Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit

Spanja dhe Franca po përgatiten për valë të reja të të nxehtit, me temperatura që pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në disa rajone. Shërbimi...
07:53 | 28/07/2026