Caktohet masa arrest me burg për 32-vjeçarin që terrorizoi qytetarët në sheshin “Skënderbej”
Arben Mema, 32-vjeçari që terrorizoi qytetarët në sheshin “Skënderbej”, ditën e diel me veprime të pakontrolluara me automjetin e tij ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës ku mori masën e sigurisë “arrest me burg”.
Në sallën e gjyqit, Mema u pyet nga gazetarët ku tha se nuk kishte për qëllim të kryente atë veprim por i humbi kontrolli i mjetit.
“Nuk bëra gjë unë më doli makina jashtë kontrollit, doja të kthehesha djathtas dhe ajo iku majtas,” – u shpreh 32-vjeçari.
Fatmirësisht, Arben Mema u ndalua nga disa qytetarë të rastit deri në mbërritjen e Policisë në vendngjarje.
Ai akuzohet për “drejtim mjeti në gjendje të dehur” dhe “vrasje e mbetur në tentativë ndaj një ose më shumë personave”. Mjeti, i cili drejtonte Mema, ishte i marrë me qira nga një i njohur i autorit dhe 32-vjeçari e kishte marrë për një xhiro.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni