I burgosur që nga viti 1999, Ocalan bën thirrjen historike për çarmatosjen e PKK-së

27 Shkurt 2025 | 16:47

Udhëheqësi i organizatës terroriste PKK, Abdullah Ocalan, i burgosur që nga viti 1999, ka bërë një thirrje historike për çarmatosjen e grupit, duke hapur rrugën për përfundimin e konfliktit që ka zgjatur mbi 40 vjet.

PKK, me sulmet e saj, ka shkaktuar mbi 40,000 viktima.

Ky hap, i përgatitur prej muajsh nga autoritetet turke dhe i pritur me interes në rajon, sinjalizon nisjen e një procesi që mund të sjellë paqe dhe stabilitet jo vetëm në Turqi, por edhe më gjerë. P

as thirrjes së Ocalanit, PKK dhe degët e saj siriane, irakiane dhe iraniane pritet të mbajnë një kongres për shpërbërjen dhe çarmatosjen.

Përveç dorëzimit të armëve, Ocalan ka bërë thirrje për braktisjen e ideologjisë komuniste që ka formësuar PKK-në dhe degët e saj për dekada, veçanërisht fraksionin sirian.

Turqia e ka çmontuar PKK-në brenda kufijve të saj që nga viti 2016 me operacione ushtarake dhe përdorimin e dronëve të avancuar, duke neutralizuar shumicën e bazave në Irakun verior dhe Siri.

Si rezultat, kapacitetet organizative dhe operacionale të grupit janë reduktuar ndjeshëm.

Megjithatë, mosbesimi mbetet i lartë dhe ndërhyrjet e fuqive rajonale si SHBA, Rusia dhe Irani mund të ndikojnë në zhvillimin e mëtejshëm të situatës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026