Nën hetim nga SPAK për grup kriminal, sekuestrohet vila luksoze e vëllezërve Çopja
GJKKO ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të Franc dhe Hajdar Çopja, të cilët akuzohen si krerët e njërës prej organizatave kriminale më të përfolura në vend, të përfshirë në vrasje, trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe skema komplekse të pastrimit të parave.
Përmes një njoftimi SPAK bën me dije se është vendosur sekuestro preventive ndaj pasurisë së paluajtshme në adresën; Lagjia “5 Maji”, Elbasan, e cila është njësi banimi në pronësi dhe përdorim të familjes së vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja këta të fundit persona nën hetim, si të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale kundër jetës dhe pronës, si dhe të pastrimit të produkti të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale, në kuadër të organizatës kriminale.
Njësia e banimit, objekt i sekuestrimit ishte një vilë private, me 2 (dy) kate banimi, një tarracë e hapur mbi katin e dytë të banimit, një kat nëntokë, i përshtatur për palestër dhe i pajisur me vegla palestre, një oborr dhe lulishte në pjesën e përparme të godinës së banimit, verandë dhe lulishte në pjesën e pasme të godinës së banimit, si dhe një garazh i hapur nëpërmjet të cilit kalohej në një ndërtesë 1-katëshe, e përshtatur dhe e mobiluar me pajisje zyre.
Kati i parë i banimit përbëhej nga një garazh i mbyllur, një dhomë pritjeje, një kuzhinë, si dhe një dhomë gjumi – ambiente plotësisht të mobiluara.
Kati i dytë i banimit, përbëhej nga dy dhoma gjumi, secila me garderobë të veçuar dhe këto hapësira plotësisht të mobiluara.
Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
- 19:14 Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 19:08 Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:50 Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë