VIDEO| I shumëkërkuari nga Spanja arrestohet në vilën në Durrës, pritet ekstradimi

28 Shkurt 2025 | 14:17

Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Durrës në kuadër të një operacioni policor të koduar “Ghost”. Bëhet me dije se i arrestuari është shtetasi Ilirjan Mici, i cili akuzohet për përfshirje në një organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Pamjet e arrestimit tregojnë momentin kur forcat operacionale ndërhyjnë në banesën e tij, duke e ndaluar në katin e sipërm të një vile tre katëshe.

Mici ishte shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Madridit, Spanjë, e cila më 28 dhjetor 2023 i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, sipas Kodit Penal të Spanjës. Për këto vepra, ai rrezikon deri në 26 vjet burg.

Ndërkohë, Interpol Tirana dhe Interpol Madridi po punojnë për procedurat e ekstradimit të tij në Spanjë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026