U largua nga Shtëpia e Bardhë, reagon Zelensky: Faleminderit për mbështetjen Amerikë

28 Shkurt 2025 | 20:28

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas takimit të tensionuar me presidentin amerikan, Donald Trump, duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Në një postim në rrjetin social “X”, ai shkroi:

“Faleminderit, Amerikë, faleminderit për mbështetjen, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit President Donald J. Trump, Kongresit dhe popullit amerikan. Ukraina ka nevojë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë.”

Ky reagim vjen në një moment kritik për marrëdhëniet SHBA-Ukrainë, pas tensioneve gjatë takimit mes dy liderëve në Shtëpinë e Bardhë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026