Videoja e debatit të Trump dhe Zelensky në “X” është parë nga 150 milionë njerëz

2 Mars 2025 | 11:06

Videoja e debatit midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale, e cila u postua në Platformën X, një rrjet social në pronësi të Elon Musk, pati rreth 150 milionë shikime në vetëm 24 orë, raportuan mediat amerikane.

Sipas ekspertit të mediave sociale Frank Russo, klipi i parë, i publikuar nga rrjeti amerikan CSpan, ka kaluar 30 milionë shikime në platformën X, duke pasur parasysh ndarjen e asaj përmbajtjeje në llogaritë më të ndjekura, raporton ANSA.

“Është interesante që Platforma X po i kalon platformat video si YouTube për sa i përket shpejtësisë dhe vëllimit të shikimeve të këtyre ngjarjeve. Kjo tregon se sa e rëndësishme mund të jetë Platforma X për Musk, por në këtë pikë, edhe për Trump”, tha Russo.

Volodymyr Zelensky ishte në Shtëpinë e Bardhë të premten për një marrëveshje mineralesh me Amerikën. Mirëpo takimi me Trump në Zyrën Ovale ka qenë shumë i tensionuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
22:39 | 04/06/2026

Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
22:37 | 04/06/2026

Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
22:36 | 04/06/2026