Syzet që shkojnë përtej jetës, nëna “takohet” virtualisht me vajzën e saj të vdekur
Duke veshur një palë syze virtuale Jang Ji–sung shpërtheu në lot ndërsa shihte vajzën e saj e cila luante në parkun e lagjes, vend ku ajo argëtohej herë pas here para se të largohej nga kjo jetë. Vogëlushja humbi jetën tri vite më parë për shkak të një sëmundjeje të rëndë.
Përmes teknologjisë dhe realitetit virtual, nëna e saj mundi ta takonte e të bisedonte. “Mami, ku keni qenë? A keni menduar për mua?” e pyet vogëlushja Na-yeon.
Gjithmonë përgjigjet nëna e cila u përpoq të afrohej, vetëm për të parë që duart e saj të kalonin përmes teknologjisë virtuale duke i dhuruar fustanin e preferuar violetë të vajzës së saj dhe çantë rozë ku shfaqeshin Elsa dhe Anna, nga filmi i animuar “Frozen“.
“Unë me të vërtetë dua të të prek ty vetëm një herë,” tha Jang, teksa zëri dhe duart i dridheshin. “Me të vërtetë më ka munguar”.
Takimi mes nënës dhe vajzës u transmetua javën e kaluar në një dokumentar nga televizioni i Koresë së Jugut MBC, dhe e gjitha u mundësua nga teknologjia VR e cila mishëroi Na-yeon në një avatar digjital, të modeluar mbi një aktor fëmijë duke përdorur foto dhe kujtime nga nëna e saj.
Dokumentari, i titulluar “Takimi me ty”, tregoi se teknologjia mund të përdoret përtej lojërave.
“Njerëzit shpesh do të mendojnë se teknologjia është diçka që është e ftohtë. Ne vendosëm të marrim pjesë për të parë nëse teknologjia mund të ngushëllojë dhe të ngrohë zemrën tuaj kur përdoret për njerëzit”, u shpreh drejtuesi i projektit.
Kim Jong–woo, prodhuesi i dokumentarit, tha se ai përqendrohej në “kujtimin” e Na-yeon në vend të rikrijimit, në mënyrë që Jang dhe familja e saj të ndjeheshin sikur vajza e saj të kishte jetuar.
Për nënën , dëshira e saj e fundit ishte t’i thoshte Na-yeon që e donte dhe nuk e ka harruar kurrë atë.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut