Trump: Jam i vetmi President që nuk i dha Rusisë asnjë nga tokat e Ukrainës
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sërish një reagim në rrjetin e tij social “Truth social”, në lidhje me Ukrainën.
Trump ka deklaruar se ai është “i vetmi president” që nuk i dorëzoi asnjë nga territoret e Ukrainës Rusisë, së Putinit.
“Presidenti i vetëm që nuk i dha asnjë nga tokat e Ukrainës Rusisë së Putinit është Presidenti Donald J. Trump. Mos e harroni këtë kur demokratët e dobët dhe joefektiv kritikojnë, dhe kur “Lajmet e Rreme” përhapin me kënaqësi çdo gjë që ata thonë!”, tha Trump.
Në mesazhin e tij, Trump i drejtohet qytetarëve amerikanë, pas protestave të këtyre të fundit në mbështetje të Ukrainës.
Pakënaqësia në radhët e amerikanëve u rrit ndaj presientit pas trajtimit që ai i bëri Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta