“Kombëtarja turke merr basketbollistin tropojan, ndryshoi emrin për pasaportën e re”
Kombëtarja e Basketbollit të Meshkujve ka arritur një fitore të shkëlqyer në Austri ndaj vendasve, një rezultat që ka ngjallur shumë entuziazëm.
Në lidhje me këtë sukses, Klaudio Ndoja, drejtori teknik i Kombëtareve të Basketbollit, foli në një intervistë për MAX Sport në Euronews Albania.
Gjatë bisedës, Ndoja theksoi rëndësinë e punës së federatës së basketbollit dhe procesit të zbulimit të talenteve të reja. Ai solli një rast të veçantë kur një basketbollist me origjinë nga Tropoja kishte pranuar të luante për Kombëtaren e Turqisë.
“Ne kërkojmë talente, por një lojtar nga Bajram Curri u mor nga Kombëtarja turke. Djali ka mbiemrin Osmani dhe ndryshoi edhe emrin e tij për të marrë pasaportën turke”, tha Ndoja.

Në këtë kontekst, ndërhyri presidenti i federatës, Avni Ponari, i cili shpjegoi se si Kombëtarja turke e mori këtë talent nga Tropoja.
“Pasi iku në Turqi dhe u stërvit dy ose tre vjet, ai arriti të bëhej pjesë e Kombëtares turke. Mendoj se ky lojtar mund të bëhet edhe pjesë e NBA-së, sepse është shumë i mirë. Ne marrim talente deri në moshën 20 vjeçare, pasi kemi shumë talente, por pas kësaj moshe shpesh herë ata humbasin”, përfundoi Ponari.
Kombëtarja shqiptare vazhdon të investojë në zhvillimin e talenteve të reja, me shpresën se shumë prej tyre do të kenë një të ardhme të suksesshme, si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës