Lufta brenda kartelit të drogës përfshin qytetin meksikan

3 Mars 2025 | 17:39

Ndërsa disa i janë rikthyer kërcimit në rrugë, jeta e banorëve të tjerë të prekur nga dhuna e karteleve në Kuliakan të Meksikës nuk do të jenë më kurrë e njëjta.

Për shkak të dhunës, është kufizuar edhe orari për varrosjen e të vdekurve. Orkestrat që dikur luanin në festa të mëdha, tani luajnë vetëm nëpër kryqëzime. Nëse dëgjohet ndonjë zhurmë e madhe, fëmijët vrapojnë për t’u fshehur. Kjo është periudha e parë e zgjatur e dhunës që ka prekur banorët e Kuliakanit, sepse në të kaluarën ka patur siguri në dominimin e plotë të kartelit.

“Kuliakani nuk është më ai që ka qenë; janë kaluar limitet. Kurrë më parë nuk kemi parë kaq shumë të vdekur”, thotë Jose Alejandro Corona, i cili lustron këpucë.

Tashmë, shumë banorë janë mirënjohës për trysninë e ushtruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ta detyruar Meksikën t’u kundërvihet karteleve dhe disa janë optimistë se kjo periudhë e vështirë mund të ndryshojë pikëpamjen e mëparshme se karteli ka qenë mbrojtësi i tyre.

Situata u komplikua në shtator, mbi një muaj pasi Ismael “El Mayo” Zambada – udhëheqësi më i vjetër dhe më me përvojë i kartelit Sinaloa – tha se u rrëmbye nga një prej djemve të ish-udhëheqësit Joaquín “El Chapo” Guzmán dhe u dërgua në Shtetet e Bashkuara, ku të dy u arrestuan.

Zëdhënësi i guvernatorit akuzon Shtetet e Bashkuara si shkaktare të dhunës.

“Tensionimi i tanishëm i situatës u fillua nga Shtetet e Bashkuara më 25 korrik, kur u mor një nga drejtuesit e grupeve kriminale të Sinaloas”, thotë Feliciano Castro, nga qeverisja lokale në Sinaloa.

Nga fillimi i luftës për pushtet ndërmjet dy fraksioneve të kartelit, ka patur mbi 900 vrasje që nga shtatori, sipas të dhënave të qeverisë. Mënyra se si autoritetet meksikane po e trajtojnë dhunën ka ndryshuar dukshëm muajin e kaluar dhe vendasit besojnë se arsyeja është Presidenti amerikan Donald Trump, për të cilin shprehin mirënjohje.

“Kemi shumë shpresë se marrëdhënia dypalëshe mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara nën drejtimin e Donald Trump-it dhe trysnia e tij për sa i përket tarifave, po sjell rezultate konkrete, për shkak të arrestimeve të bëra, pa bërë dallim ndër grupet ndërluftuese, po sjellin rezultat befasues për të ulur kapacitetet e tyre”, thotë Miguel Calderon, i zgjedhur në këshillin e sigurisë në Sinaloa.

Ndalja e emigracionit të paligjshëm dhe ndjekja e trafikantëve të drogës ishin ndër premtimet elektorale të Presidentit Trump dhe ai ka kërcënuar me vendosjen e tarifave prej 25%. Presidentja e re e Meksikës ka shprehur gatishmërinë për t’iu kundërvënë karteleve në mënyrë më agresive, në veçanti kartelit Sinaloa, aktiviteti kryesor i të cilit është fentanili. Vetëm në dhjetë ditët e fundit të shkurtit, autoritetet meksikane raportuan të kenë shkatërruar 113 laboratorë të drogës sintetike.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026