“SHBA nuk do ta durojë shumë gjatë” – Trump vazhdon kritikat ndaj Zelenskyt

3 Mars 2025 | 19:00

Presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA “nuk do të durojë” rezistencën e presidentit Volodymyr Zelensky për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, duke e bërë të qartë se armiqësia e tij ndaj liderit ukrainas mbetet e njëjtë pas debatit të tensionuat në Zyrën Ovale të premten.

“Kjo është deklarata më e keqe që mund të ishte bërë nga Zelensky dhe Amerika nuk do ta durojë atë për shumë kohë!” shkroi Trump në rrjetin social Truth, duke cituar një titull të AP që citonte Zelensky gjatë fundjavës duke thënë se fundi i luftës është “ende shumë, shumë larg”.

“Është ajo që po thosha, ky djalë nuk do që të ketë paqe për sa kohë që ai ka mbështetjen e Amerikës dhe, Evropa, në takimin që patën me Zelenskyy, deklaroi prerazi se nuk mund ta bëjnë punën pa SHBA-në – ndoshta nuk është një deklaratë e mrekullueshme për sa i përket shfaqjes së forcës kundër Rusisë. Çfarë po mendojnë?” vazhdoi Trump.

Zyrtarët amerikanë kanë vijuar kritikat e tyre të ashpra ndaj Zelensky tre ditë pas “shpërthimit” në Zyrën Ovale. Këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, tha më herët të hënën se Zelensky duhej të shprehte keqardhje përpara se të rifillonin bisedimet për një marrëveshje për mineralet e rralla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dhurimi i fundit i raketave interceptuese Patriot për Ukrainën u bë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm...
22:13 | 06/07/2026

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026