Profesori i ekonomisë: Serbia po shkon drejt falimentimit ekonomik si shtet
Profesori serb i ekonomisë, Sllobodan Komazec, ka deklaruar se borxhi i Serbisë ka arritur në 105.3 miliardë euro, duke e çuar vendin në prag të falimentimit.
Sipas Komazecit, qeveria e drejtuar nga Aleksandar Vuçiç po shkatërron buxhetin e shtetit duke investuar në projekte të panevojshme, si blerja e pajisjeve ushtarake dhe avionëve luftarakë. “Qeveria vazhdon të marrë hua në mënyrë të pamatur për të financuar investime joproduktive dhe joefikase, si blerja e avionëve ‘Rafale’ dhe pajisjeve të tjera ushtarake,” tha ai për agjencinë Beta.
Profesori theksoi se barra e madhe e borxhit po ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik të Serbisë. Ai sqaroi se sektori publik ka grumbulluar një borxh të jashtëm prej 27.8 miliardë eurosh dhe një borxh të brendshëm prej 12.2 miliardë eurosh, duke e çuar totalin e borxhit në 40 miliardë euro. Po ashtu, sipas tij, kompanitë serbe kanë një borxh prej 29.3 miliardë eurosh, ndërsa individët kanë marrë kredi nga bankat në vlerën e 14.3 miliardë eurove.
Përveç këtyre detyrimeve, Komazeci përmendi edhe borxhet e tjera të pashlyera, përfshirë një TVSH të papaguar prej katër miliardë eurosh, garanci shtetërore të vonuara prej 1.1 miliardë eurosh dhe kamatëvonesa prej pesë miliardë eurosh. Në total, detyrimet e borxhit të Serbisë arrijnë në 105.3 miliardë euro.
I pyetur për pasojat e këtij borxhi të lartë, Komazeci paralajmëroi se huamarrja e pakontrolluar pa projekte të mirëpërcaktuara dhe pa një analizë të qartë të efekteve të saj do ta çojë vendin drejt falimentimit. “Nëse Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për vitin 2024 është 76.4 miliardë euro, atëherë barra e borxhit ka arritur në 113% të PBB-së. Nëse përfshihen edhe detyrime të tjera, si interesat dhe borxhet e fshehura, kjo shifër rritet në 138% të PBB-së,” theksoi ai.
Sipas Komazecit, kjo situatë e ka futur Serbinë në një kurth borxhi, ku ekonomia punon kryesisht për të shlyer interesat e kredive të marra, duke penguar zhvillimin dhe stabilitetin financiar të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 11:33 Tensione para Parlamentit, protestuesit vendosin koshin e plehrave në hyrje Kuvendit
- 11:16 Rama vizitë në Vlorë për marrëveshjen mbi prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman
- 11:14 Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale, 466 persona pritet të lirohen nga burgu
- 11:02 Balla opozitës: PS nuk e mund dot askush, protesta mposhti PD-në
- 10:59 Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google
- 10:44 Vapa rekorde vë në provë gatishmërinë e Gjermanisë