Lavrov: Retorika e Macron kërcënim për Rusinë, dëshiron të njëjtën gjë si Hitleri 

6 Mars 2025 | 17:42

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se Rusia e konsideron retorikën bërthamore të presidentit francez Emmanuel Macron një “kërcënim”.

“Sigurisht, ky është një kërcënim për Rusinë. Ai po thërret një takim të shefave të shtabit të përgjithshëm të vendeve evropiane dhe Britanisë, duke pretenduar se është e nevojshme të përdoren armë bërthamore, duke u përgatitur për të përdorur armë bërthamore kundër Rusisë, që është, natyrisht, një kërcënim”, tha Lavrov në një konferencë për shtyp, transmeton RIA Novosti.

Ai vlerësoi se deklarata të tilla të liderit të një vendi evropian janë thjesht të papranueshme dhe paraqesin një alarm.

“Ndryshe nga paraardhësit e tij Napoleoni dhe Hitleri, të cilët gjithashtu donin të luftonin Rusinë, zoti Macron nuk po sillet me shumë hijeshi. Ata thanë drejtpërdrejt: ne duhet të pushtojmë Rusinë, ne duhet të mposhtim Rusinë dhe ai padyshim dëshiron të njëjtën gjë”, tha ministri i Jashtëm rus.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026