Vuçiç “kërcënon” protestuesit: Vetëm nëse më vrasin…

7 Mars 2025 | 09:00

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se mundësia e vetme për një revolucion të ngjyrosur është që të vritet ai, duke shtuar se është përfunduar me këtë lloj revolucioni. Ai është i sigurt se populli ka kuptuar kush ka financuar dhe për cilat interesa është krijuar situata aktuale në vend.

Pas një bisede me presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, Vuçiç njoftoi se do të bisedojë në ditët në vijim me liderë të disa vendeve të Bashkimit Evropian “për të kuptuar se çfarë po bëjnë ata në të vërtetë”.

Ai gjithashtu theksoi se është “mirënjohës për hipokrizinë” që ka vërejtur dy ditë më parë, kur ata dolën me një deklaratë lidhur me ngjarjet në Kuvendin e Serbisë. Ata “në përgjithësi” dënuan dhunën, por nuk thanë kush e shkaktoi atë, duke e krahasuar me “sulmin e madh të qeverisë” ndaj organizatave joqeveritare.

Ky sulm ndaj organizatave joqeveritare është, sipas Vuçiç, mbledhje informacioni. “Askush nuk është arrestuar, as i ndaluar, as i proceduar. Prokuroria vepron në përputhje me normat evropiane, pasi kemi miratuar ligje sipas këtyre normave, dhe ka urdhëruar policinë për mbledhjen e informacioneve për mashtrimet financiare në disa organizata joqeveritare”, tha ai.

“Po ata nuk janë të përjashtuar nga ligji?” pyeti Vuçiç dhe theksoi se kjo tregon deri në çfarë niveli arrin hipokrizia dhe kush “në një mënyrë apo tjetër” qëndron pas parave të pista të revolucionit të ngjyrosur.

Vuçiç gjithashtu komentoi një frazë nga raporti i grupit ekspertëve për plotësimin e kërkesës së tretë të studentëve, e cila “nuk u pa nga pjesëmarrës i revolucionit të ngjyrosur, RTS me shumicën e korrespondentëve të saj”.

Gjykatësit dhe prokurorët, sipas këtij kërkese, duhet të vepronin sipas urdhrit të pleniumit, tha ai dhe shtoi se studentët janë “nënë e moralit në krahasim me profesorët.”

Vuçiç dënoi dhunën para Kuvendit të qytetit të Beogradit, duke përdorur fjalë ofenduese për disa funksionarë të opozitës, veçanërisht Borko Stefanoviçin dhe Branko Miljušin, dhe tha se “ishte lejuar veçanërisht të futeshin thika dhe elektroshokues në Kuvend.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026