Persona të paidentifikuar thyejnë xhamat e qendrës shëndetësore në Maliq
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat e qendrës shëndetësore në fshatin Symizë, të Bashkisë Maliq. Sipas burimeve ky është incidenti i tretë i këtij lloji në këtë qendër shëndetësore, duke shtuar shqetësimin mes banorëve dhe stafit mjekësor.
Ende nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët. Ky akt vandal ka krijuar pasiguri te punonjësit e shërbimit shëndetësor dhe banorët e zonës, ndërkohë që Symiza ndodhet vetëm 4 kilometra larg qytetit të Maliqit.
Autoritetet kanë bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët për të ndihmuar në kapjen e përgjegjësve dhe parandalimin e ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen.

LEXONI GJITHASHTU:
- Gjendet i pajetë një person në Vlorë, dyshimet e para
- Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë, policia në vendngjarje
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor