Disidentët kolumbianë rrëmbejnë 29 anëtarë të forcave të sigurisë
Në një sulm nga disidentët kolumbianë FARC në dy lokacione në provincën Kauca, u rrëmbyen 29 anëtarë të forcave të sigurisë kolumbiane, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e vendit.
Incidentet ndodhën në El Plateado, ku forcat e sigurisë kanë kryer një ndërhyrje prej muajsh kundër grupeve të armatosura , dhe La Hacienda, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë, raportoi Reuters.
“Jeta dhe siguria e anëtarëve të rrëmbyer të forcave të sigurisë janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e atyre që kryen këtë krim të urryer ,” tha ministria.
Ministri kolumbian i Mbrojtjes Pedro Sanchez tha se dy rrëmbyes, dyshohet se ishin pjesë e FARC, ishin identifikuar dhe se ata ishin të veshur me rroba civile në momentin e incidentit dhe “përdornin vendasit” për të sulmuar policinë, sipas gazetës kolumbiane Tiempo.
Thuhet se militantët e FARC po kërcënojnë vendasit me ndëshkim ose dëbim nga ajo pjesë e Kolumbisë nëse nuk bashkëpunojnë për të parandaluar praninë e ushtrisë kolumbiane në ato territore.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West