“Nuk e di si e bëra” – Flet heroi që shmangu tragjedinë në Tiranë: Ishte instiktive

7 Mars 2025 | 19:30

Një ngjarje e pazakontë ndodhi të enjten në mëngjes në zonën e Varrit të Bamit në Tiranë, ku një i ri, Lilo Shehu, u bë protagonist i një veprimi heroik, duke rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar një person që ishte përplasur me një makinë dhe kishte humbur ndjenjat.

Lilo, i cili ndodhej në dyqanin e tij në momentin e ngjarjes, tregoi për Euronews Albania se gjithçka ndodhi shumë shpejt:

“Dëgjova një zhurmë të fortë, u nisa dhe pashë se kishte një zhurmë më të madhe dhe xhirim gomash. Atëherë kuptova që dikush kishte humbur ndjenjat dhe se instikti më tha të veproja.”

Në momentin e aksidentit, automjeti kishte shpërthyer tym për shkak të xhirimit të gomave, ndërsa shoferi i kishte rënë të fikët.

“Tani, kur e shoh videon, mendoj se si e bëra këtë gjë. Ndonjëherë, veprimet ndodhin vetë, kur të thërret ndërgjegjia, sepse pashë që ishte një situatë kritike, por instikti më tha të veproja. E dija që mund të ishte një katastrofë e mundshme dhe duhej ndërhyrë,” shpjegoi Lilo. Ai thotë se largoi këmbën e shoferit nga pedali i gazit dhe mbylli çelësin e makinës.

“Gjithsesi, mund ta quajmë hero atë zotërinë që ishte përballë, i cili frenoi me makinën e tij duke e zbutur ngadalë shpejtësinë e automjetit të personit që kishte humbur ndjenjat. Unë ia hoqa këmbën nga pedali i gazit dhe fiku çelësin, duke i rikthyer situatën në normalitet, dhe ai filloi të merrte vetëdijen. Dëshiroj të theksoj se kishte edhe persona të tjerë që ndihmuan, dhe nëse ndonjë makinë do të kishte kaluar, mund të kishte shkaktuar një shpërthim. E nxorëm nga makina dhe i dhamë ujë; fatmirësisht ai u përmend dhe policia mbërriti shumë shpejt, brenda tre minutash, duke sqaruar situatën. Pas kësaj, e shoqëruan për kontrolle në spital”, thotë Lilo Shehu.

Policia mbërriti shumë shpejt, brenda tre minutash, dhe e sqaroi situatën. Shoferi i aksidentuar u dërgua për kontrolle mjekësore në spital, ku fatmirësisht gjendja e tij u përmirësua.

Lilo Shehu tregoi se nuk e bëri veprimin e tij për të tërhequr vëmendjen.

“Nuk kisha dëshirë të bëja lajm nga kjo ngjarje. E bërën instinktet. Pashe një njeri që kishte nevojë dhe nuk mund të qëndroja pa ndërhyrë,” tha ai. “Për mua, ky ishte një veprim i natyrshëm dhe jam i lumtur që shoferi është mirë.”

Familjarët e Lilos u shprehën të shqetësuar për veprimin e tij, por i riu siguroi se çdo gjë ishte bërë nga instikti dhe dëshira për të shpëtuar një jetë.

“Pashë videon e ngjarjes dhe ende mendoj se si e bëra këtë gjë. Nuk e di nëse ishin instinktët që më udhëhoqën në atë moment, por dua të theksoj se nuk e bëra këtë për t’u bërë pjesë e një ngjarjeje publike. Ishte thjesht një reagim instinktiv. Më duket se ndihmova atë njeri, që fatmirësisht tashmë është mirë, ka shkuar në spital dhe i uroj shëndet dhe gjithë të mirat. Po e them edhe një herë, çdo veprim ishte i natyrshëm dhe as vetë nuk e di se si arrita ta bëj”, tha Lilo/

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026