Khamenei: Irani nuk do të negociojë me SHBA-në, nuk duan zgjidhjen e problemeve

8 Mars 2025 | 19:55

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, hodhi poshtë bisedimet me SHBA-në, duke thënë se Uashingtoni nuk i intereson vërtet zgjidhja e problemeve.

“Arsyeja pse disa qeveri të paskrupullta përfshihen në negociata nuk është për të zgjidhur problemet, por për të imponuar interesat e tyre. Republika Islamike e Iranit sigurisht që do të dështojë t’i përmbushë pritjet e tyre,” tha ai në një takim me zyrtarët iranianë

Komentet ishin në përgjigje të një letre nga presidenti amerikan Donald Trump, ku ai propozonte bisedime mbi programin bërthamor të Iranit.

Sipas Khameneit, standardet e dyfishta të Perëndimit janë një “turp për qytetërimin”. Është e pamundur të pranohen krimet e Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në të njëjtën kohë të mohohen krimet e izraelitëve në Rripin e Gazës.

Trump njoftoi propozimin e tij për bisedimet në një postim të Truth Social të Premten, duke thënë se i dërgoi një mesazh Khameneit. Misioni i Iranit në OKB i tha TASS se nuk e mori mesazhin. Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi i tha AFP se Teherani nuk do të zhvillojë bisedime me Uashingtonin për sa kohë që administrata Trump ndjek një politikë të presionit maksimal kundër vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026