Kandidatit prorus, Georgescu, i ndalohet garimi në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rumani ia ka ndaluar të dielën kandidatit prorus të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale që do të rimbahen në maj, pasi zgjedhjet e nëntorit ishin anuluar pas fitores së tij në rundin e parë.
Georgescu ka të drejtë të ankohet ndaj vendimit të komisionit në Gjykatën Kushtetuese të vendit.
Liderët e partisë së ekstremit të djathtë e kanë dënuar vendimin e Komisionit Zgjedhor për mospranimin e kandidaturës së Georgescut.
Dhjetëra mbështetës të populistit Georgescu u mblodhën pranë zyrës së Komisionit Zgjedhor, duke brohoritur “liri” dhe shkurtimisht tentuan t’i kalonin pengesat e sigurisë.
Georgescu e dorëzoi kandidaturën për zgjedhjet e majit të premten, mes dyshimesh se nuk do të lejohet të garonte.
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë i anuloi zgjedhjet presidenciale dy ditë para balotazhit në dhjetor, duke u thirrur në dyshimet se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhje në dobi të Georgescut.
Moska i ka mohuar akuzat.
Pjesëtarët e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, kanë thënë se anulimi i zgjedhjeve në Rumani është shembull sesi qeveritë evropiane shtypin lirinë e shprehjes dhe kundërshtarët politikë.
Elon Musk, burri më i pasur në botë dhe aleati i ngushtë i presidentit Tump, e ka quajtur të “çmendur” vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor të Rumanisë në rrjetin e tij social, X.
Georgescu është duke u hetuar për gjashtë vepra penale, përfshirë për anëtarësim në një organizatë fashiste dhe për komunikimin e të dhënave të rrejshme për financimin e fushatës zgjedhore.
Ai i ka mohuar të gjitha akuzat.
Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati
Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik
- 17:06 Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati
- 16:44 Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
- 16:31 Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik
- 16:19 Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
- 16:01 Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)