Trump: Ukraina mund të “mos i mbijetojë” luftës edhe me ndihmën tonë

10 Mars 2025 | 10:21

Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se ekziston mundësia që Ukraina “mund të mos mbijetojë” një luftë kundër Rusisë edhe nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ofrojnë ndihmë për Kievin në luftë.

Në një intervistë për Fox News, ai tha se SHBA ka “dobësi të caktuara” kur bëhet fjalë për Rusinë.

Ai shtoi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mori para nga SHBA nën udhëheqjen e Joe Biden “si karamele nga një fëmijë” duke ndryshuar politikat. Ai tha se Zelensky ishte “mosmirënjohës” gjatë një bisede në Shtëpinë e Bardhë në shkurt, e cila përfundoi me një shkëmbim fjalësh të ashpra. I pyetur për të komentuar kritikët që pretendojnë se ai po lehtëson presionin politik ndaj Rusisë, presidenti amerikan tha se “askush nuk ka qenë më i ashpër ndaj Rusisë se Donald Trump”.

Trump ka refuzuar të përjashtojë mundësinë që ekonomia amerikane të hyjë në recesion këtë vit dhe inflacioni të rritet pasi politikat e tij tarifore tregtare shkaktojnë pasiguri dhe turbulenca të tregut.

Ai parashikoi në një intervistë me Fox News se arritja e qëllimeve të tij ekonomike do të kërkonte kohë dhe një periudhë tranzicioni derisa të arriheshin rezultatet.

“Ka një periudhë tranzicioni, sepse ajo që po bëjmë është shumë e madhe. Ne po e kthejmë pasurinë në Amerikë dhe kjo është një gjë e madhe. Duhet pak kohë, por mendoj se do të jetë e mrekullueshme për ne”, tha Trump.

Javën e kaluar, Rezerva Federale e Atlantës sugjeroi se ekonomia amerikane ishte në rrugën e duhur për t’u tkurrur në tremujorin e parë, duke nxitur frikën se ekonomia më e madhe në botë mund të hynte në recesion nëse dobësia vazhdon. Edhe pse Trump pretendoi në mediat sociale në vitin 2018 se luftërat tregtare ishin një gjë e mirë dhe e lehtë për t’u fituar, dje ai ishte i kujdesshëm nëse një politikë e tillë do të sillte rezultate të shpejta në ekonominë amerikane dhe financat e qytetarëve të zakonshëm, sipas Guardian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dhurimi i fundit i raketave interceptuese Patriot për Ukrainën u bë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm...
22:13 | 06/07/2026

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026