Sekretari Rubio shkon në Arabinë Saudite, për bisedime me zyrtarët ukrainas

10 Mars 2025 | 07:15

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërrin në Xhedah të Arabisë Saudite, këtë të hënë për bisedimet SHBA-Ukrainë, ndërsa Presidenti Donald Trump po bën përpjekje për të ndërmjetësuar një fund të shpejtë të luftës Rusi-Ukrainë.

Në Xhedah, zoti Rubio do të takohet gjithashtu me princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman Al Saud për të diskutuar mbi rrugët mënyrat për të avancuar interesat e përbashkëta në rajon dhe për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

Sipas Departamentit të Shtetit, Sekretari Rubio “nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur dhe theksoi se të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të siguruar një paqe të qëndrueshme” në një telefonatë të premten me ministrin e Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha.

Të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të vizitojë Arabinë Saudite për një takim me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman.

Më pas, një delegacion diplomatik dhe ushtarak ukrainas i kryesuar nga shefi i shtabit të zotit Zelenskyy, Andriy Yermak, do të qëndrojë në Arabinë Saudite për bisedime me zyrtarët amerikanë.

Ekipi ukrainas do të përfshijë gjithashtu kryediplomatin Sybiha, Ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov dhe komandantin ushtarak Pavlo Palisa.

Në delegacionin amerikan që shkon në Xhedah për bisedime me zyrtarët ukrainas, përveç zotit Rubio do të jenë edhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Mike Waltz dhe i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump, Steve Witkoff.

Zoti Witkoff u ka thënë gazetarëve se “ideja është të arrihet një kornizë për një marrëveshje paqeje si edhe për një armëpushim fillestar.”

Bisedimet SHBA-Ukrainë do të zhvillohen tre javë pasi zyrtarë të lartë amerikanë mbajtën bisedime me zyrtarë rusë në Riad.

Ukraina tha se është “plotësisht e përkushtuar” ndaj dialogut konstruktiv me SHBA-në dhe shpreson të “diskutojë dhe të bjerë dakord mbi vendimet dhe hapat e nevojshëm”.

“Ukraina ka dashur paqen që në sekondën e parë të kësaj lufte. Propozimet realiste janë në tryezë. Çelësi është të lëvizim shpejt dhe me efektivitet,” tha zoti Zelenskiy në rrjetin e mediave sociale X të shtunën.

Takimi i Ministrave të Jashtëm të G7

Pas vizitës së tij në Arabinë Saudite, zoti Rubio do të udhëtojë për në Charlevoix të Kanadasë, për takimin e ministrave të jashtëm të Grupit të Shtatëshes (G7) nga 12 deri më 14 mars.

Në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve në Mynih gjatë Konferencës së Sigurisë në shkurt, ministrat e jashtëm të G7-ës theksuan angazhimin e tyre për të ndihmuar në “arritjen e një paqeje të qëndrueshme” dhe “riafirmuan nevojën për të zhvilluar garanci të fuqishme të sigurisë” për Ukrainën.

“Çdo sanksion i ri pas shkurtit duhet të lidhet me faktin nëse Federata Ruse hyn në përpjekje reale dhe me mirëbesim për t’i dhënë një fund të qëndrueshëm luftës kundër Ukrainës”, shtohet në deklaratën e përbashkët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026