Ukraina ftesë SHBA për një takim Trump-Zelensky në Arabinë Saudite

10 Mars 2025 | 12:03

Ukraina ka kërkuar që Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky të bashkohen në bisedimet që do të zhvillohen të martën në Arabinë Saudite, duke theksuar rëndësinë e një dialogu të drejtpërdrejtë mes dy liderëve.

Deklarata u bë nga Oleksandr Merezkho, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Zyrtarë i lartë ukrainas tha në një intervistë për BBC,  se një takim ballë për ballë mes presidentit ukrainas dhe presidentit amerikan do të ndihmonte në arritjen e një zgjidhjeje më të qartë për situatën.

Megjithatë, as Donald Trump dhe as Volodymyr Zelensky nuk do të marrin pjesë në negociatat zyrtare që do të nisin të martën në Arabinë Saudite. Merezkho, ndonëse shprehu skepticizëm për mundësitë e një marrëveshjeje paqeje në afat të shkurtër, vlerësoi se bisedimet e kësaj jave mund të shërbejnë si një hap pozitiv për të paqen.

“Qëllimi ynë është të përmirësojmë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe të bindim aleatët tanë amerikanë që të vazhdojnë të na furnizojnë me armë dhe informacion inteligjence”, tha Merezkho në një intervistë për BBC Radio 4. Ai e konsideroi këtë hap si të rëndësishëm për të mbajtur mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, ndërsa lufta me Rusinë vazhdon.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, që pritet të shkojë në Arabinë Saudit, ka kërkuar një përfundim të shpejtë të luftës në Ukrainë. Rubio ka qenë kritik i vazhdueshëm i shpenzimeve të SHBA-së për Ukrainën dhe ka theksuar se ky konflikt po krijon një ngërç të rëndë, që duhet të përfundojë sa më shpejt. Në një deklaratë të bërë në nëntor, ai tha: “Ne duam të shohim fundin e këtij konflikti dhe do të kërkojmë zgjidhje shumë të vështira.”

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026