Një avokat amerikan për Veliajn? Gazetari zbardh detajet

10 Mars 2025 | 14:51

Gazetari Eni Ferhati raportoi se sipas informacioneve të siguruara, mbrojtjes së kryebashkiakut Erion Veliaj do t’i shtohet një avokat i ardhur nga Amerika.

Por mbetet për t’u konfirmuar nëse një tjetër mbrojtës ligjor i Veliajt do jetë një avokat amerikan.

Bëhet me dije se gjithashtu se avokati në fjalë bashkë me avokatin aktual Maks Haxhia pritet të zhvillojnë një takim me kryebashkiakun Erion Veliaj në ambientet e paraburgimin e Durrësit ku mbahet i izoluar prej 1 muaji.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 11 mars për të shqyrtuar ankimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj masës së sigurimit arrest me burg.

Seanca do të zhvillohet në orën në orën 10:00 dhe ky ankim do të shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pellumbi.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt të këtij viti me urdhër të SPAK për disa akuza si shpërdorim detyre, korrupsion, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash.

Veliaj është shprehur se është i pafajshëm dhe se sipas tij arrestimi është i paligjshëm, me qëllim për ta goditur politikisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026