Erdogan: Nuk ka paqe të qëndrueshme pa pjesëmarrjen e Rusisë dhe Ukrainës
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka përsëritur qëndrimin parimor të vendit se nuk do të jetë e mundur të arrihet paqe e qëndrueshme pa pjesëmarrjen e Moskës dhe Kievit në zgjidhjen e konfliktit ukrainas.
“Javën e kaluar, ne diskutuam çështjet e sigurisë në një takim online me Bashkimin Evropian. Diskutimet e fundit në lidhje me Ukrainën kanë shkaktuar shqetësim midis vendeve anëtare të BE-së. Bashkimi Evropian po përballet me një nga sfidat më të mëdha të sigurisë në kohët e fundit. Dhe sot, vlera e pozicionit të matur, konsistent dhe parimor të Turqisë në luftën Rusi-Ukrainë është kuptuar edhe më mirë.
Duke folur për marrëdhëniet me BE-në, Erdogan tha se Turqia “dëshiron të zhvillojë marrëdhëniet me BE-në dhe të ndjekë objektivin e anëtarësimit të plotë mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe interesave të përbashkëta”. Ai shprehu gjithashtu shpresën se “miqtë evropianë të vendit do të kuptojnë rolin e Turqisë së re në botën në ndryshim dhe do të përcaktojnë strategjinë e tyre në përputhje me rrethanat.”
LEXONI GJITHASHTU:
Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit