Nisin bisedimet e paqes në Arabinë Saudite, zyrtarët ukrainas takohen me amerikanët
Delegacionet e Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës kanë nisur këtë të martë bisedimet e paqes në Jeddah, të Arabisë Saudite. Lajmi është bërë publik nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.
Ukraina përfaqësohet në këto negociata nga ministri i Jashtëm, Andriy Sybiha, dhe ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, nuk është pjesëmarrës në bisedime, edhe pse ndodhet në Arabinë Saudite. Nga ana tjetër, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është zyrtari më i lartë amerikan që merr pjesë në këto diskutime.
Sipas mediave të huaja zyrtarët amerikanë do të përpiqen të vlerësojnë gatishmërinë e Kievit për të ndërmarrë hapa të vështirë për t’i dhënë fund konfliktit me Rusinë. Kjo u konfirmua nga vetë Sekretari Rubio, përpara nisjes së takimit.
“Nëse Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara arrijnë një mirëkuptim të pranueshëm për Donald Trump, kjo mund të përshpejtojë angazhimin në negociatat e paqes,” deklaroi Rubio. Ai theksoi se një nga objektivat kryesorë të këtyre bisedimeve është të përcaktohet nëse Kievi është i gatshëm të ndërmarrë hapa vendimtarë, ashtu siç pritet edhe nga pala ruse.
“Gjëja më e rëndësishme është të kemi një ndjenjë të qartë se Ukraina është e përgatitur të bëjë lëvizje të vështira, njësoj siç pritet nga Rusia për t’i dhënë fund këtij konflikti,” shtoi ai.
Rubio theksoi gjithashtu se nuk do të vendosë kushte të paracaktuara për atë që duhet ose nuk duhet të bëjë Ukraina. “Ne duam të dëgjojmë dhe të kuptojmë sa larg janë të gatshëm të shkojnë ukrainasit dhe ta krahasojmë këtë me qëndrimin e Rusisë, për të parë sesa afër apo larg jemi me një marrëveshje,” përfundoi ai.
Bisedimet e paqes në Jeddah konsiderohen si një hap i rëndësishëm në përpjekjet diplomatike për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër