OBSH: Vetëm shtatë vende në botë përmbushin udhëzimet për cilësinë e ajrit
Vetëm shtatë vende në botë i përmbushën udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për cilësinë e ajrit vitin e kaluar për praninë e grimcave toksike të njohura si PM2.5, sipas analizës së fundit të kompanisë zvicerane IQAir.
Kjo do të thotë se pothuajse në çdo vend të botës, ajri është më i ndotur sesa rekomandojnë mjekët, transmeton The Guardian. Australia, Zelanda e Re, Estonia dhe Islanda, si dhe disa shtete më të vogla ishullore, janë ndër vendet e pakta ku sasia e grimcave PM2.5 nuk i kalon 5mikrogram për metër kub.
Vendet më të ndotura janë Çadi, Bangladeshi, Pakistani, Kongo dhe India, ku në vitin 2024 niveli i grimcave toksike në ajër ishte të paktën 10 herë më i lartë se sa parashikojnë udhëzimet e OBSH-së, tregoi studimi.
Ndotja e ajrit është faktori i dytë më i madh i rrezikut që kontribuon në vdekshmëri, menjëherë pas presionit të lartë të gjakut, dhe mjekët thonë se miliona jetë mund të shpëtohen çdo vit nëse ndiqen udhëzimet e OBSH-së.
“Ndotja e ajrit nuk vret menjëherë, kështu që mund të duhen dy deri në tre dekada përpara se të shihen efektet shëndetësore, përveç nëse është shumë ekstreme ”, tha CEO i IQAir, Frank Hames.
Studimi, i cili është kryer për të shtatën vit, zbuloi se ka pasur progres në disa vende, ku përqindja e qyteteve që përmbushin standardet për praninë e grimcave PM 2.5 u rrit nga nëntë për qind në 2023 në 17 për qind vitin e kaluar.
Cilësia e ajrit është përmirësuar disi edhe në Indi, si dhe në Kinë ku nivelet e ndotjes pothuajse u përgjysmuan midis 2013 dhe 2020.
Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit
- 11:39 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën