Certifikata e re për COVID-19 miratohet nga Parlamenti Evropian

29 Prill 2021 | 12:22

Deputetët e Parlamentit Evropian ranë dakord se “certifikata e re e BE për COVID-19”, e cila zëvendëson Certifikatën e Gjelbër Digjitale, duhet të jetë në fuqi për 12 muaj dhe jo më gjatë.

Dokumenti, i cili mund të jetë në format digjital ose letër, do të vërtetojë nëse një person është vaksinuar ndaj covid-19 , nëse dëshmon se ka një test negativ  ose nëse është shëruar plotësisht nga sarscov2.

Sidoqoftë, sipas eurodeputetëve  certifikatat e BE e COVID-19 nuk do të shërbejnë as si dokument udhëtimi dhe as nuk do të bëhet parakusht për të ushtruar të drejtën e lëvizjes së lirë.

Pa kufizime shtesë të udhëtimit dhe teste falas COVID-19 Mbajtësit e një certifikate të BE COVID-19 nuk duhet t’i nënshtrohen kufizimeve shtesë të udhëtimit, të tilla si karantina, vetë-izolimi ose testimi.

Eurodeputetët theksojnë gjithashtu që, për të shmangur diskriminimin ndaj atyre që nuk janë vaksinuar dhe për arsye ekonomike, vendet e BE duhet të “sigurojnë testime universale, të arritshme, në kohë dhe falas”.

Në përputhje me iniciativat kombëtare Parlamenti dëshiron të sigurojë që certifikata e BE-së të funksionojë së bashku me çdo iniciativë të ngritur nga vendet anëtare, e cila gjithashtu duhet të respektojë të njëjtën kornizë të përbashkët ligjore.

Shtetet anëtare duhet të pranojnë certifikatat e vaksinimit të lëshuara në vendet e tjera anëtare për personat e inokuluar me një vaksinë të autorizuar për përdorim nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Do të jetë në dorën e shteteve anëtare të vendosin nëse ata gjithashtu pranojnë certifikata vaksinimi edhe për vaksinat e listuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për përdorim emergjent.

Certifikatat do të verifikohen për të parandaluar mashtrimet dhe falsifikimet, ashtu si dhe vërtetësinë e vulave elektronike të përfshira në dokument.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026