Rubio optimist: Shpresojmë se çështjet mbi ndihmën ushtarake mund të zgjidhen

11 Mars 2025 | 19:10

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio është duke negociuar me ukrainasit në Jeddah të Arabisë Saudite, takim ky i cili sipas mediave të huaja, duket se mund të përkufizohet si një mbledhje e avancuar dhe positive.

“Gjëja më e rëndësishme me të cilën duhet të largohemi këtu është një ndjenjë e fortë se Ukraina është e përgatitur të bëjë gjëra të vështira,” tha Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i cili ka drejtuar delegacionin e SHBA-së gjatë bisedimeve.

Rubio të hënën shprehu optimizëm se diskutimi i ardhshëm do të jetë një “ndërveprim pozitiv” dhe shpresoi se çështjet mbi ndihmën ushtarake mund të zgjidheshin.

“Unë imagjinoj se ata do ta ngrenë këtë dhe jam i sigurt se do të adresohet,” tha ai. “Dhe shpresojmë se do të kemi një takim të mirë dhe do të kemi lajme të mira për të shpallur në atë front. Unë mund t’ju siguroj këtë, ne nuk do të ofrojmë ndihmë ushtarake për rusët.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026