Albin Kurti: Dialogu me Serbinë rifillon në qershor, paraprakisht do takoj opozitën

29 Prill 2021 | 14:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se në muajin qershor do të rifillojë dialogu me Serbinë.

Përmes një konferencë për medie, pas takimit me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, Kurti tha se do të jetë në Bruksel në mesin e muajit maj për një darkë pune me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Dialogu nuk është neglizhuar nga ne, prandaj zëvendëskryeministri (Besnik Bislimi) është i ngarkuar me këtë çështje. Unë do të vij në mes të muajit maj në Bruksel në darkën që keni organizuar në mesin e liderëve të BE-së. Në këtë mënyrë besoj se do ta zhvillojmë kapitullin tjetër të dialogut për të realizuar marrëveshjet e arritura. Ne kemi nevojë për më shumë informacione të dokumenteve rreth marrëveshjeve të arritura në mënyrë që të përgatitemi”, tha Kurti, raporton Kosova Press.

Duke thënë se dialogu nuk po neglizhohet nga qeveria e tij, Kurti ka bërë të ditur se gjatë muajit maj do të takohet edhe me partitë opozitare në Kosovë për t’u përgatitur për fazën finale të dialogut.

“Të njëjtën kohë gjatë muajit maj ne do të takohemi me partitë opozitare në Kosovë për të pasur edhe mendimet e tyre për të pas edhe mendimet e tyre. Prandaj nuk duam të bëjmë gabime. Fillimisht do të kemi këtë takimin dhe në muajin qershor mund të kemi fillimin e kapitullit tjetër të dialogut”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026