Kremlini: Negociatorët amerikanë janë rrugës për në Rusi

13 Mars 2025 | 11:41

Kremlini tha se negociatorët nga Shtetet e Bashkuara janë nisur drejt Rusisë, ku pritet të kenë kontakte me palën ruse.

“Në të vërtetë, negociatorët janë duke udhëtuar me avionë, është planifikuar që të ketë kontakte. Do t’iu tregojmë më vonë se çfarë do të ndodhë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet nga gazetarët që të komentonte deklaratat e bëra nga presidenti amerikan, Donald Trump, se negociatorët amerikanë ishin rrugës për në Rusi.

Peskov tha po ashtu se presidenti rus, Vladimir Putin, planifikohet të zhvillojë një “bisedë telefonike ndërkombëtare” mbrëmjen e së enjtes.

Një ditë më parë, Trump tha se përfaqësuesit amerikanë ishin nisur drejt Moskës për të negociuar për një armëpushim të mundshëm me Ukrainën, pasi Kievi u pajtua për një armëpushim 30-ditor. Trump nuk specifikoi se kush ishte pjesë e ekipit negociues, por tha se shpreson që ata do të jenë në gjendje të arrijnë që Rusia të pranojë një armëpushim.

Ndërkaq, nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se “do të ketë një telefonatë me disa nga përfaqësuesit tanë në ditët në vijim”.

Trump nuk tregoi se kur do të zhvillojë bisedën e radhës me Putinin, por tha se shpreson që ai të vendosë për një armëpushim.

Delegacionet e Ukrainës dhe SHBA-së u takuan në Arabinë Saudite më 11 mars. Gjatë bisedimeve, Ukraina u pajtua me propozimin amerikan për një armëpushim 30-ditor me Rusinë. Delegacionet po ashtu diskutuan për rëndësinë e përpjekjeve humanitare si pjesë e procesit të paqes, veçmas gjatë armëpushimit, përfshirë këmbimin e të burgosurve të luftës, lirimin e civilëve të arrestuar dhe kthimin e fëmijëve ukrainas të zhvendosur me forcë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026